Skip to content

Miqësi të sigurta – Në jetë dhe në internet: MWL në kampin “Puzzle i Miqësisë”

    Fondacioni Mary Ward Loreto iu bashkua kampit veror “Puzzle i Miqësisë”, organizuar nga Qendra Multifunksionale pranë Bashkisë Lezhë.

    Brenda programit të kampit, ne kontribuuam me nëntemën: “Si të qëndrojmë të sigurt në internet”, duke theksuar rëndësinë e kujdesit ndaj personave që paraqiten si miq në rrjet.

    Fëmijët morën këshilla të vlefshme për mbrojtjen e tyre në jetën e përditshme, veçanërisht gjatë pushimeve verore kur kalojnë më shumë kohë në internet, shpesh pa mbikëqyrjen e prindërve. Këto sesione synuan rritjen e vetëdijes për sigurinë digjitale dhe mbrojtjen personale në mjedisin virtual.

    Gjithashtu, Fondacioni Mary Ward Loreto kontribuoi me disa artikuj lojërash me karakter edukativ, duke nxitur ndërveprimin dhe forcimin e miqësive mes fëmijëve përmes lojës dhe aktiviteteve të përbashkëta.