Më 30 korrik së bashku me vullnetarë të MWL dhe Kryqin e Kuq, Dega Lezhë, zhvilluam biseda personale me anëtarë të komunitetit në Lezhë. Diskutuam mbi rëndësinë e arsimimit të fëmijëve si një mënyrë për t’i fuqizuar ata në jetë dhe theksuam se arsimi është një mjet i fuqishëm për të parandaluar trafikimin dhe shfrytëzimin, jo vetëm të fëmijëve, por edhe të të rriturve.
Le të ngremë zërin kundër shfrytëzimit dhe padrejtësisë!
Çdo jetë ka vlerë. Së bashku mund t’i japim fund trafikimit të qenieve njerëzore.