Skip to content

Fuqizimi i të rinjve për një të ardhme të qëndrueshme në Sarandë

    Më 12 gusht, në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, Fondacioni Mary Ward Loreto, dega Sarandë e festoi në një mënyrë të veçantë dhe frymëzuese!

    Në bashkëpunim me Bashkinë Sarandë dhe Shkollën e Mesme Profesionale “Antoni Athanas”, u bashkuam me një grup të rinjsh entuziastë për një vizitë të veçantë në Agroturizmin “Kantina e Verës” Isak.

    Gjatë kësaj eksperience frymëzuese, të rinjtë:

    ✨ Mësuan nga eksperienca e vyer shumëvjeçare në prodhimin e verërave dhe vajit të ullirit

    🌱 Shikuan nga afër vreshtat, serat e perimeve dhe ambientet e agroturizmit

    💡 Shkëmbyen ide dhe frymëzim për zhvillimin e qëndrueshëm

    Sepse rinia është e ardhmja  dhe e ardhmja ndërtohet me dije, përvojë dhe vizion! 💚