Edlira Gjoni, aktiviste e njohur e të drejtave të njeriut flet për punën e MWL në një postim të saj në Facebook:
Teksa metropolet ziejnë nga zhurmat, MWL Foundation ka vite që shkon të përkushtohet me fëmijët, vajzat, gratë e edhe burrat e zonave ku ju, ne, shkojmë vetëm për ndonjë ore ecje apo turizëm fotografish. E dua përkushtimin dhe investimin kohor, shpirtëror, profesional e financiar të gjithë stafit dhe partnerëve që në Tropojë nē këtë rast, por edhe në Valbonë, Kallmet, Pukë apo edhe Delvinë, Shëndëlli, Konispol e ku nuk ju shkon mendja juve për të punuar sistematikisht me njerëzit e lënë mënjanë, ata e bëjnë. Dhe e bëjnë me të njëjtin përkushtim vit pas viti.
Nga rrugët që zakonisht shkelen, MWL zgjedh ato më pak të shkelurat për t’i bërë njerëzit atje të ndihen të mbështetur e aktivë, t’u dëgjohet zëri dhe për të mbajtur gjallë shpresat dhe mundësitë. Dhe kjo bën gjithë ndryshimin! Kjo është Shqipëria që unë kërkoj. Faleminderit ekipit të MWL që e mban jetën gjallë dhe aktive në këto perlëza të Shqipërisë!