Vizioni i Bashkisë Sarandë synon krijimin e kushteve dhe mjedisit të sigurt social dhe politik, për një rini aktive dhe të barabartë në të gjitha fushat e jetës për të ardhmen e tyre. Prioritet do të jetë përmirësimi i vazhdueshëm i cilësisë së jetës së të rinjve dhe forcimi i statusit të tyre, përmes zhvillimit të më shumë mundësive në edukim, punësim, shëndetësi, kulturë dhe rritjen e pjesëmarrjes së plotë të të rinjve në shoqëri dhe vendimmarrje.
Vizioni i këtij Plani Vendor të Veprimit për Rininë është të fuqizojë sektorin rinor nëpërmjet ngritjes së një mekanizmi efektiv dhe transparent që mundëson pjesëmarrjen e të rinjve, jo vetëm në fazën konsultative e përgatitore të politikave rinore në Bashkinë Sarandë, por gjithashtu në implementimin, monitorimin dhe vlerësimin e Planit Vendor të Veprimit për Rininë.
Plani Vendor i Veprimit për Rininë synon:
- Të identifikojë problemet, nevojat dhe prioritetet e të rinjve të Sarandës.
- Të propozojë zgjidhjet e mundshme ose fushat e ndërhyrjes, nëpërmjet mënyrave, mekanizmave dhe mjeteve të caktuara për të adresuar problematikat e dala.